Si u harruan premtimet, ja sa leje të reja ka dhënë qeveria për HEC-t

0
300

Si u harruan premtimet, ja sa leje të reja ka dhënë qeveria për HEC-t

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2014 deri në mes të vitit 2016 janë dhënë jo pak por 23 lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e 48 hidrocentraleve nga 23 kompani koncesionare.

 

Ervin Kaduku

 

Qeveria Rama erdhi në pushtet duke anatemuar me të madhe licensat koncesionare të dhëna nga Ekzekutivi i mëparshëm për hidrocentrale të kapacileteve të vogla e të mesme. Por edhe ajo nuk i ka shpëtuar tundimit për të firmosur aprovimin e lejeve zhvillimore për ndërtimin e një seri të konsiderueshme hidrocentralesh në vend. Madje, një pjesë e koncesioneve shumë të krikuara nga “Rilindja: para se të vinte në pushtet kanë arritur të gjejnë miratimin nga qeveritarët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2014 deri në mes të vitit 2016 janë dhënë jo pak por 23 lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e 48 hidrocentraleve nga 23 kompani koncesionare.

Të ndara me vite rezulton se në vitin 2014 u dhanë 9 lejë  për 16 hidrocentrale, për vitin 2015, 12 leje për 30 hidrocentrale dhe për gjysmën e vitit 2016 janë dhënë vetëm dy leje për dy shoqëri. Por cilat janë në fakt 23 kompanitë që kanë fituar të drejtën e zhvillimit të koncesioneve të tyre gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance.

Kompanitë koncesionare:

“Dragobia Energy” shpk

“Gjur Rec” sh.p.k

“Koxherri Energji” sh.p.k

“HEC Treska”

“Truen” sh.p.k

“Shutina Energy” sh.pk

“Hec Dunicë” sh.p.k

“Ballenja Power Martanesh”

“Sa – Ga” sh.p.k.

“Bardhgjana” sh.p.k

“EnRel Hydro” sh.p.k

“Favina 1” sh.p.k

“Fatlum” sh.p.k

“Lashkiza” sh.p.k

“C&S Energy” sh.p.k

“Gavran Energy” sh.p.k

“Denas Power” sh.p.k

“Kroi Mbret Energji” sh.p.k.

“Delia Group” sh.p.k

“S.P.E Gjadër” sh.p.k

“Hydro Seta” sh.p.k

“Xhengo Energji” sh.p.k

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here