Komisioni Evropian: Po degradohet trashëgimia kulturore

0
613

Degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë në Prizren sikurse edhe vazhdimi i kulturës së pandëshkueshmërisë lidhur me rrënimet ilegale të monumenteve janë përmendur si shqetësime në kuadër të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian. Madje degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore në Prizren sipas këtij raporti paraqet edhe rrezik të shtuar për sigurinë publike.

“Incidentet e rrënimeve ilegale të trashëgimisë kulturore kanë vazhduar dhe ndëshkimet ndaj kryesve nuk janë zbatuar. Degradimi sistematik i trashëgimisë, veçanërisht në Prizren, paraqet një shqetësim të madh dhe përbën një rrezik në rritje për sigurinë publike”, thuhet në Raport, në pjesën e të drejtave kulturore.

Raporti përmend se Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit që ishte themeluar në vitin 2014 për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka pas ndikim minimal. “Nevojiten përpjekje të shtuara për të siguruar mbrojtjen dhe menaxhimin adekuat të trashëgimisë kulturore në tërë Kosovën”, thuhet në Raport. Marrë parasysh shqetësimin e adresuar në këtë Raport, EC Ma Ndryshe konsideron se të gjitha institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për ta ndaluar degradimin sistematik të trashëgiminë kulturore, në Qendrën e Prizrenit në veçanti dhe nivel vendi në përgjithësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here