Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në një fast-food në Athinë. Foto nga shpërthimi

0
170

Një shpërthim i fuqishëm këtë mëngjes në sheshin qendror “Victoria Square”, në Athinë, ka shkaktuar 6 të plagosur. Shpërthimi është regjistruar në ambientet e një fast-foodi, në bodrum.  Si pasojë e ngjarjes një shtëpi është përfshirë nga flakët, ndërsa ka pasur dhe dëme materiale përreth.

20 zjarrfikëse kanë mbërritur në kryqëzimin e rrugëve Heyden dhe 3 shtatori për shuarjen e zjarrit.

Në kohën e shpërthimit në dyqanin «Everest» ishin klientët dhe punonjësit.  Plagosje më të rëndë ka pësuar një grua e cila është shtruar në spitalin e Athinës në gjendje kritike për jetën. Zjarrfikësit kanë nisur punën për kontrollimin e çdo centimetër të restorantit ku ndodhi shpërthimi, po ashtu dhe të dy bizneseve pranë tij. Zona është bllokuar si dhe është mbyllur stacioni i trenit në Victoria Square.

Mediat greke raportojnë se incidenti duket të jetë i lidhur me rrjedhjet e gazit gjatë punës në bodrumin e biznesit. Një dëshmitar okular në vendngjarje tha për zougla.gr se çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt. “Shpërthimi ishte i fortë. Shkatërroi çdo gjë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here