Sarandë/ Nxënësi plagos me thikë brenda shkollës 18 vjeçarin, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

0
186

Një nxënës ka mbetur i plagosur në shkollën “Antoni Athanas” në lagjen Nr. 3 të qytetit të Sarandës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas konfliktit midis dy nxënësve rreth orës 11:00 të ditës së sotme, ku një 16 vjeçar ka plagosur me thikë një 18 vjeçar.

“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në Shkollën e Mesme Ekonomike “Antoni Athanas” në lagjen nr.3 Sarandë, dyshohet se shtetasi A.D., 16 vjeç (nxënës i vitit të 1-rë) pas një konflikti për motive të dobëta brenda ambienteve të shkollës, ka qëlluar me mjet prerës “biçak” në kofshën e majtë, shtetasin D.K., 18 vjeç (nxënës i vitit të 3-të), i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar shtetasin A.D, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here