Partia Demokratike kërkon shtyrjen e mbledhjes së Komisionit Zgjedhor për ndarjen e mandateve zgjedhore.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, deklaroi se materiali për tu shqyrtuar është shumë voluminoz.
Kaso: Gjendja civile ka mbyllur sytë për manipulimet me zgjedhësit në të kaluarën. Kërkojmë kohë për të parë të dhënat që na ofron gjendja civile.
Por përfaqësuesi i PS në Komision, Genc Gjoncaj, tha se opozita e ka marrë materialin që të premten dhe ka pasur kohë të mjaftueshme.
Gjoncaj: Informacioni i mbërritur i ka përgjigjet e të gjitha pyetjeve të kërkuara.