Luhet derbi i Tiranës/ Mos kaloni në këto rrugë, do bllokohen nga ora 15:00-21:00 (FOTO)

0
159

Më datë 01.12.2016, tek Stadiumi “Selman Stërmasi”, do të zhvillohet ndeshja për Kampionatin Kombëtar të Futbollit midis ekipit të Tiranës dhe atij të Partizanit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bazë të planit të masave për mbarvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aktivitet sportiv, njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmeteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 – 21:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet rrugore ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozërive përkatëse të ekipeve, janë: Tifozëria e ekipit të “Tiranës”: Nisja nga Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Gjin Bue Shpata”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

harta-1-1 harta-1

Tifozeria e ekipit të “Partizanit”: Nisja nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Sheshi “Karl Topia”, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”. Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të segmenteve të lartë përmëndura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here