Rama në një intervistë për DW: Opinioni im për Trump i përket të shkuarës

0
263

Kryeministri komentoi në një intervistë për DW qëndrimet e tij ndaj Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, përgjatë fushatës, duke nënvizuar se opinioni i tij i përket së shkuarës.

Pyetje:Le të ndalemi pak tani në politikën e jashtme. Ju jeni një ndër politikanët që u shprehët shumë shpejt për Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Tani që Trump fitoi, çfarë prisni ju nga administrata e re e SHBA-së në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri? 

Edi Rama: Unë nuk jam shprehur në fakt për Hillary Clintonin, sepse nuk kam dalë të bëj fushatë për të edhe pse nuk është sekret, që për gjithçka që ka bërë ajo dhe presidenti Clinton për Shqipërinë, për Kosovën dhe për shqiptarët, ka qenë e natyrshme që të kemi një preferencë të pakushtëzuar ndaj saj.

Ndërkohë që sa i përkët kandidatit dhe tani më presidentit të zgjedhur të SHBA-së, kam pasur opinionin tim kur jam pyetur, por kjo i përket së shkuarës. Sot ai është presidenti i  zgjedhur i SHBA-së. SHBA-ja është një aleate strategjike e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e Shqipërisë. Pra s’ka asnjë problem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here