Edhe BBC i bashkohet “mediave të kazanit”. Pse dreqin s’po ndalet “fronti i së keqes”!

0
467

Prej kohësh është ngritur në Shqipëri shqetësimi sa i përket fenomenit të kanabisit. Kritikat e opozitës lidhur me këtë ccështja janë cilësuar si të paarsyetuara, ndërsa shqetësimet e ngritura nga mediat kanë marrë përgjigje ironizuese e fyese nga kryeministri e përfaqësuesit e tjerë të qeverisë.

Sipas qeverisë në vend eksiton një “front i së keqes’ ku përfshihet opozita, media të ndryshme të quajtuara ndryshe nga kreu i qeverisë si “media kazani” dhe një sërë institucionesh që nuk i duan të mirën vendit. Por nëse Brenda vendit, valala e akuzave ndaj kritikëve edhe mund të përtypet, ajo që ka rënë në sy gjithë këto kohë ka qenë sulmi dhe kritika edhe për mediat e huaja që kanë folur lidhur me fenomenin e kanabisit.

Media prestigjoze në Itali, Greqi, Angli e madje deri në SHBA kanë folur lidhur me rritjen e frikshme të fenomenti të drogës në vend, si në kultivim ashtu edhe në trafikim. Por ndaj të gjitha këtyre mediave, nuk ka munguar nofka si “media kazani” apo media që shkruajne me artikuj të paguar.

Së fundmi në këtë “trastë” duket se do të përfshihet edhe gjigandi britanik BBC. Ky i fundit ka bërë një investigim për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, ku e cilëson Shqipërinë si prodhuesin më të madh të kanabisit në Evropë “Kjo industri e paligjshme mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuar. Shumica e drogës trafikohet jashtë dhe shumica e fshatrave varen nga paratë që përfitohen nga shitja e saj.Qeveria shqiptare po përpiqet të luftojë këtë industri duke asgjësuar miliona bimë narkotike”, raportoi BBC në programacionin e publikuar në faqe.

Me shumë mundësi kur ky investigim i BBC të përdoret nga aktorë të ndryshëm në vend, përgjigja e qeverisë do të jetë e njejtë me atë që i është dhënë mediave të tjera që kanë folur lidhur me këtë cështje, brenda apo jashtë vendit.Ose BBC është një “media kazani” ose investigimi i saj është i paguar nga qarqe që bëjnë pjesë në “frontin e së keqes”.

Dhe pyetja që qeveria bën vazhdimisht është : deri kur dreqin do ndalet ky front i së keqes ( i cili shtohet dita ditës) që po sulmon tinëzarisht sukseset e “Rilindjes”?/standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here