Moti i keq/ Mungesë energjie në 6 qarqe të vendit

0
188

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar avaritë e para në shpërndarjen e energjisë elektrike.

Në disa zona të vendit ka mungesë të energjisë. Shoqëria OSHEE ka ngritur Shtabin Qëndror të Gadishmërisë dhe atyre Rajonale, për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike, të të gjithë abonenteve.

Jane mbi 1500 punonjes ne gatishmeri. Deri me 12 fidra jane jashte pune, ku 98% prej tyre jane te shtrire ne zona te thella rurale dhe malore.

Ne Tirane, gjendja ne disa lagje ne brendesi te Kopshtit Botanik u normalizua shume shpejt, perfshi dhe nje pjese te Mezezit.

Në Lezhë po punohet per fidrin e Gjadrit, që është dëmtuar. Gati 80% e banoreve kane mare energji elektrike.

Aktualisht zonat pa energji per shkak të motit janë:

Rajoni Tirane: pjeserisht Mullet, Pjeserisht Sauk dhe pjeserisht Berzhite.

Rajoni Durres: Fshatrat: Larushk, Zeze, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikel, Shelqet, Magaze. Germenj,/Kavaje

Rajoni Kukes: N.Bashk Mal Zi+Kolsh dhe Surroj /Kukes

Rajoni Elbasan: Funar, Pjeserisht Godolesh, Pjeserisht Komuna Pishaj

Rajoni Gjirokaster: Memaliaj pjeserisht/Tepelene; Zagori/Gjirokaster.

Rajoni Shkoder: SMT, lagjia Ish bonifikimi (qytet Lezhe), Ishull Lezhe, Barbulloje, Rrethina Lezhe;

Rajoni Burrel: Zona e ish Komunes Fan/Rreshen

Grupet e gadishmerisë po punojne per riparimin sa më shpejtë të defekteve ne fiderat dhe linjat e mbetur.

Fidrat që furnizojne spitalet, objektet të pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë gjithë në punë.

Të gjitha linjat 35kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.

harta-e-osheeosheeoshee1

gjgj1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here