Durrës/ I riu ‘masakrohet’ me thikë, dy persona në kërkim nga policia

0
206

Dy persona janë në kërkim nga policia e Durrësit për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të konsumuara një ditë më parë.

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punojnë për kapjen e: S.L. 21-vjeç, banues në Durrës; A.L. të datëlindjes 20-vjeç, banues në Durrës.

Rreth orës 18:50 të një dite më parë, në lagjen Nr.13 Durrës, pas një konflikt për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me thikë duke e goditur në qafë dhe në kraharor 27-vjeçarin E.D., banues po në qytetin bregdetar, njofton policia.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here