Denoncimi/Erion Veliaj jep fast-foodet me koncesion(FOTO)

0
303

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, duke ndjekur rrugën e shefit të tij në qeveri, pas koncesionit të kioskave në Tiranë, ka menduar një koncesion të ri, atë të fast-foodeve në shkollat e kryeqytetit.

Mësohet se kryebashkiaku i Tiranës, është duke përfunduar dhënien me koncesion të fast-foodeve për rreth 40 shkolla publike në kryeqytet. Veliaj ka vendosur edhe fituesin, të cilin e ka autorizuar të sjellë më parë rulotat që do të përdoren si kioska lëvizëse apo fast-foode nëpër shkolla. Citynews ka mundur të sigurojë fotot e disa prej këtyre rulotave, një pjesë e vogël e të cilave tashmë ka mbërritur në Tiranë. Ndërsa pjesa tjetër pritet të vijë në ditët në vijim, për të plotësuar numrin e 40 rulotave që do të vendosen në oborre dhe para shkollave publike.

Koncesioni si vjedhje e Veliajt

Dhënia me koncesion e fast-foodeve në shkolla, apo vendosja në ambiente e frigoriferëve dhe pajisjeve me pagesë të cilat në mënyrë automatike shesin produkte të ndryshme, do të ishte një akt pozitiv, pasi do i shërbente cilësisë së produkteve që shiten për fëmijët. Por në këtë rast nuk duket të ketë atë qëllim. Ai pritet të jetë thjesht dhe vetëm një justifikim.

Së pari, shpenzimet e mijëra fëmijëve në pushimin e madh, do të shkojnë në një dorë të vetme, tek subjekti që do të marrë koncesionin nga Erion Veliaj. Por, çmimet do të jenë të përcaktuara dhe konkurrenca duket e vdekur, përpara shkollave nuk do të lejohet të ketë më shitës ambulantë.

Një anë tjetër e errët e këtij koncesioni, është edhe fakti që qindra e qindra tregtarë ambulantë që shesin para shkollave, me leje ose jo, pasi jo të gjithë janë të regjistruar, do të hidhen në rrugë. Të gjithë ngelen pa punë, qindra familje një të ardhur që e kishin nga tregtia ambulante nuk do ta kenë më. Këto të ardhura do të shkojnë të gjitha tek koncesionari, i cili pritet të jetë klienti i radhës i kryebashkiakut të Tiranës./ Citynews

fast-food

rulo

rulo-2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here