Prag fundviti/ Shenja jo të mira për shpërblime për pensionistët dhe punonjësit e administratës shtetërore

0
218

Fundviti po troket, por a do të gëzohen me ndonjë shpërblim pensionistët dhe punonjësit e administratës shtetërore? Duket se shenjat nuk janë të mira.

Së paku po t’i referohemi numrit dy të Financave, Ervin Mete, i cili deklaroi vetë se administrat duhet të mjaftohet me lajmin e mirë të rritjes së pagave, kurse për pensionistët ende nuk ka asnjë gjë zyrtare.

I pyetur për shpërblimet e punonjësve të shtetit dhe pensionistëve, Ervin Mete, zv.ministri i Financave tha se për administratën konsiderojmë shpërblim rritjen e rrogave, ndërsa për pensionistët ende nuk është vendosur, pasi në fillim po lajmë borxhet.

“Ne besojmë se shpërblimin ua japim nëpërmjet rritjes së pagave, administratës. Ndërsa për pensionistë tdo të vlerësohet…por primare kemi që të mos lëmë asnjë detyrim të prapambetur. çka do të thotë se ato që janë detyrime nga kontratat, synimi është të shlyehen deri ën fund të vitit. Nëse shlyejmë këto dhe kemi sufiçit atëherë do vlerësojmë mundësinë e një shpërblimi për pensionistët…edhe për ne do të ishte i dëshiruar”- tha Ervin Mete në studion e tv Scan.

Deklarata e zv/ministrit, përqendrohuni në sekondin e 20 të videos së mëposhtme:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here