Rama takim me fermerët në Peqin: Ekziston mundësia për të marrë kredi

0
238

Edi Rama iu është rikthyer takimeve me fermerët pas një pauze disaditore. Sot Rama ka shkuar në Peqin dhe është mundur të bindë banorët e tij që ekziston mundësia për të marrë kredi me garanci nga shteti.

“Duke u dhënë ne garanci, – tha Rama. – I kemi dëgjuar ata të SHQUP-it të thonë se nuk zgjidhet kjo punë me banka, me kredi, duke hequr mbështetjen e shtetit. Por ne nuk heqim mbështetjen, asnjë mbështetje, por themi se keni këtë dhe atë. Kjo është propagandë që synon të përfitojë nga mërzia e njerëzve. Tashmë me pyetjet tuaja pres që të përmbledh të gjithë problematikën e fshatit.”

Një fermer i ka shtruar Ramës një problem, duke i thënë se dikur merrte 70 kv për ha nga një tokë dhe sot nuk merr as 3 kv. Nga ana tjetër, uji u erdhi para dy vjetësh ndërsa tani u iku prapë! Po për kanalet që janë bllokuar? Këtë kërkuam nga ju, të merrni masa për Fushën e Pajovës.

Rama: Ju kuptova! Është problem i madh çështja e kanaleve dhe nuk ka përfunduar ende pastrimi i tyre. Nuk kishte eskavatorë, i fundit ishte blerë në vitin 2005 se nuk kishte dashur t’ia dijë njeri. Tani ne kemi blerë një flotë me 21 ekskavatorë.

Shoku foli për kanalet, po problem janë dhe kodrat. Ne s’kemi rrugë dhe as treg shitjeje.

Rama: Po i pate këto të dyja, i ke të gjitha. Unë jam i vetëdijshëm se ka mungesa. E dëgjuat Saliun që thoshte “rrugë, rrugë” dhe bënte tendera për rrugë; firmës i thoshte vazhdo punën me lekët e tua se t’i kam unë. Se e dëgjova në Parlament, i ka shifrat e qametit: 10 mijë km thoshte në qeverisje, 11 mijë km thotë tani! I vuri kompanitë nëpër banka të merrnin lekë!Morën kompanitë borxhe dhe u bllokuan edhe bankat. Kur morëm qeveritë, ne paguam 720 milionë, me të cilat mund të ishin bërë gjithë rrugët e fshatrave! Ai thotë se s’ke bërë asnjë rrugë, por ne duhet të përfundojmë ato që janë se i ka hapur gjithandej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here