Vrau italianin se i prishi gjumin, nëna e viktimës kërkon dënim të përjetshëm

0
211

Nesër do të zhvillohet në Itali seanca gjyqësore për shqiptarin Lorenc Prifti 43-vjeç, që akuzohet për vrasjen e Francesco Maria Pennacchi vitin e kaluar, pasi i kishte prishur qetësinë me muzikën e lartë teksa ishte duke fjetur.

Lorenc Prifti ka përfituar gjykim të shkurtuar duke rrezikuarqë të dënohet jo më shumë se 30 vite për vrasjen, ndërsa kjo ka sjellë reagimin e nënës së italianit, e cila i ka bërë apel Presidentit Mattarella dhe institucioneve të drejtësisë që 43-vjeçari të dënohet përjetësisht.

Përmes një video Maria Isabella De Ninno  deklaron se “Si nënë e një fëmije të vrarë nga një kafshë kërkoj mbështetjen e Presidentit.

Ju duhet të më shikoni në sy për të kuptuar se çfarë është padrejtësia. Autori duhet që të dënohet përjetësisht për vrasjenshprehet ajo.

Ngjarja ndodhi nëntorin e kaluar. Italiani ishte duke festuar në zyrën e tij së bashku me kolegët, ndërsa shqiptari i kishte kërkuar që të ulte volumin e muzikës.

Pas debatit Lorenc Prifti e ka goditur me thikë duke e lënë të vdekur italianin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here