Qëndrimi i Gjermanisë për negociatata, reagon Basha: Lajm i keq, duhet të punojmë së bashku

0
262

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të deputetit të Bundestagut gjerman se do kërkojë që mos të çelen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse nuk përmbushen 7 prioritete.

Kreu i demokratëve shprehet se bllokimi i negociatave është lajm i keq dhe theksoi se tani është koha për reflektim.

Të gjitha palët politike të punojnë bashkë për të përmbushur kushtet, thotë Lulzim Basha, duke rikujtuar se pavarësisht mosplotësimit të prioriteteve, Gjermania e mbështet anëtarësimin e vendit tonë.

“Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot.

Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjithë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaron kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here