Komisioni i ligjeve propozon kandidaturën e Genta Sulës për kryetare të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve

0
211

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka propozuar kandidaturën e Genta Sulës për kryetare të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Kandidatura e saj pritet të votohet në Parlament.

Ndërkohë opozita nuk ishte e pranishme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Të enjten e kaluar Kuvendi votoi vetëm me votat e mazhorancës anëtarët  në autoritetin për informimin me  dokumentat e ish sigurimit të shtetit, ndërsa rrëzoi kandidatin e mbështetur nga Partia Demokrtike.

Genta Sula u votua javën e kaluar si anëtare e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Javën e kaluar në Kuvend u votuan:

Daut Gumenin, i cili  mbështetet nga Shoqata e të Përndjekurve poltik, Simon Mirakën e mëbshtetur  nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Altin Hoxha i mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim,  Maringlen Kasmi i mbështetur nga Partia Socialiste, dhe Gentjana Sulaj e mbështetur nga Këshilli i Ministrave

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here