Itali/ Marijuanë nga Shqipëria, kokainë nga Peruja e Holanda, 45 të arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës

0
166
I 60 Kg di Hashish sequestrati vengono mostrati durante la conferenza stampa dalle forze dell'ordine in questura, Torino, 26 Febbraio 2016 ANSA/ ALESSANDRO DI MARCO

Policia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëgjesit të sotëm operacionin antidrogë të koduar “Rubens”, i cili ka çuar në arrestimin e 45 personave me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Hetimet e këtij operacioni të nisura qysh më vitin 2013 kanë çuar në zbulimin e një trafiku droge nga Peru, Holandë e Shqipëri me bazë në qytetin e Milanos.

Ky grup trafikantësh i përbërë kryesisht nga shtetas italianë e amerikano-jugorë administronin transportin e tregtimin e drogës.

Nga Shqipëria tregtohej marijuanë, ndërsa ngaPeru e Hollanda trafikohej kryesisht kokainë.

Ky grup kriminal e kishte bazën në rrugën Padova në qytetin e Milanos e kontrollonte trafikimin e drogës në tërë qytetin.

Gjatë mesditës pritet konferenca e shtypit e Kuesturës së Milanos mbi detajet e këtij operacioni e identitetin e personave të arrestuar.

unnamed-1

I 60 Kg di Hashish sequestrati vengono mostrati durante la conferenza stampa dalle forze dell'ordine in questura, Torino, 26 Febbraio 2016 ANSA/ ALESSANDRO DI MARCO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here