Itali/ Arrestohen 5 trafikantë, droga vinte nga Shqipëria (EMRAT)

0
260

Një portë e rëndësishme e furnizimit me drogë, me vlerë 70 mijë euro në muaj, është mbyllur nga karabinierët italianë në Ankona. Mediat italiane shkruajnë se Policia ka arrestuar 5 persona dhe janë sekuestruar 500 gramë kokainë e pastër në formë kristalesh. Në kuadër të operacionit “Natale siguro”, u arrestuan kapoja i bandës, Edmond Hidri, Fatmir Dauti, shtetas maqedonas, dy persona nga Jesi: Mirko Massaccesi e Antonella Tittarelli dhe shqiptari me banim në Recanati, Kleo Shuteriqi. Droga do të shpërndahej në tregjet e Val Muzone dhe Jezit. Hetimet për këtë trafik droge kishin nisur nga karabinierët e qytezës së Ozimos vitin e kaluar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here