Vijojnë protestat, banorët e Mbrostarit bllokojnë aksin Fier-Lushnje

0
215

Pasi nuk kanë arritur marrëveshjen me prefektin e qarkut të Fierit  Xhevit Bushaj, për anulimin e projektit të impiantit të përpunimit të mbetjeve, banorët e Mbrostarit kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar aksin rrugor Fier-Lushnje për afro 30 minuta.

Prezente kanë qënë forca të shumta policie të cilat vetëm kanë ndjekur nga afër protestën, por pa ndërhyrë.

Banorët pohojnë se nuk do të tërhiqen nga protestat nëse nuk tërhiqet projekti i landfillit.

Banori: Nuk i kemi besën për një arsye. Zylyftarin një nga grevistët këtu e kemi brenda.

Banori: Prefekti na premtoi që ky impiant nuk do të ndërtohej në Mbrostar, por edhe ky na preu në besë.

Nga bllokimi i aksit nacional Fier-Lushnje vargu i automjeteve ka qenë i gjatë.

Banorët e Mbrostarit vijon protestat prej ditës këshilli bashkiak i Fierit mori vendim për ngritjen në zonë të landfillit të përpunimit të mbetjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here