Stefo i PS fiton me 2100 vota më shumë, Rama: Detyrim i madh

0
176

Bashkia e Kolonjes ne 3 vitet e ardhshme do te drejtohet serish nga e majta. Kandidati i Partise Socialiste, Ilia Stefo fitoi me 2100 vota me shume zgjedhjet e pjesshme qe u zhvilluan kete te diele perballe Dritan Hajros se PAA-se te mbeshtetur nga Partia Demokratike. Ne zgjedhje moren pjese rreth 50% e zgjedhesve dhe gjate paradites u shenua nje incident mes militanteve te PD-se dhe PS-se.

Ora 08:57 Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së kandidatit të PS-së në kolonjë. “Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos. Superfitore +2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne”- shkruan Rama në FB.

Ora 08:20 Nuk ndodh shpesh ndaj nuk ka si të mos bëjë përshtypje fakti që fituesi dhe humbësi në garën e Kolonjës i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit. Ka ndodhur pas mbylljes së numërimit, që nxori në krye me 2100 vota më shumë kandidatin e PS-së, Ilia Stefo.

Ora 04:00 Pas mbylljes së numërimit, vjen mesazhi i parë nga fituesi i garës në Kolonjë. “Rezultat i paster. Rreth 65% e kolonjareve dhe leskoviqareve me kane dhene sot detyren me te bukur, mundesine per tu sherbyer te gjitheve. Nga neser fillon puna per nje Kolonje me te mire. Faleminderit te gjitheve!”-shkruan Stefo në FB.

Ora 03.45 Mbyllet numerimi ne Kolonje. Ilia Stefo i PS fiton me 2100 vota me shume perballe Dritan Hajros se opozites. Pas numerimit te 36 kutive te votimit Stefo mori 5136 vota ose 62.68%ndersa Hajro i PAA-se, i mbeshtetur nga PD mori 3037 vota ose 37.14%. Ora 01:40 Pas numerimit te 18 kutive, kandidati i majte Ilia Stefo kryesonon me mbi 67% te votave. Konkretissht Stefo ka marre deri tani 3 267 vota, kurse kandidati i opozites, Dritan Hajro vetem 1 608 vota.

Ora 01:18 Pas numerimit te 13 kutive te votimit, kandidati i majte, Stefo kryeson me 2450 vota ose 70.44%, ndersa kandidati i opozites, Hajro ka 1026 vota ose 29.56%.

Ora 23.37 Sipas te dhenave zyrtare ne 4 kuti te numeruara kandidati i majte Ilia Stefo ka marre 625 vota ose 65.79%, ndersa kandidati i  djathte, Dritan Hajro ka marre 325 vota ose 34.21%.

Ora 22:35 Ka përfunduar procesi i numërimit të kutisë së parë të votimit për Bashkinë e Kolonjës. Në përfundim të numërimit të votave rezultoi se kandidati i majtë, Stefo kishte marrë 76 vota, kurse kandidati tjetër i opozitës, Hajro 31 vota. Kuti e parë, ku Ilia Stefo rezultoi me 45 vota diferencë i përket fshatit Barmash të Kolonjës.

Ora 22:20 Ka nisur procesi i numerimit te votave per Bashkine Kolonje. Procesi i numerimit u mbyll para ores 19:00, ndersap pritet qe numerimi te vazhdoje gjate nates.

Ora 21:45 Lidhur me këtë konflikt të ndodhur në Barmash, policia ka nisur procedimin penal për dy persona. Gledis Zaçen, 25 vjeç dhe Artan Lukun, 43 vjeç, banues në Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here