Zgjedhjet në Kolonjë/ Mbyllet votimi në Kolonjë. KQZ: Pjesëmarrja 52%

0
270

Për pak orë Kolonja do të ketë kryetarin e ri të Bashkisë. Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kolonjë, ishin një tjetër provë për palët politike, një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2017-s. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 me hapjen e 36 Qendrave të Votimit dhe u mbyll në orën 18:00. 16 mijë qytetarë u thirrën në votim ndërsa sipas KQZ pjesëmarrja ishte 52%. Procesi fillimisht ishte i qetë por gjatë orëve të drekës u shënua një incident në një qendër votimi. Rreth orës 12:45 është ndërprerë procesi në QV 4048/1 pasi pati një përplasje mes komisionerit të PD dhe vëzhguesit të PS. Ndërkaq nga PD pati akuza për blerje votash. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Kolonjë erdhën pas ndarjes së papritur nga jeta të ish-kryebashkiakut, Arben Malo. Në garë marrin pjesë dy kandidatë, Ilia Stefo i PS-së, i mbështetur nga LSI, ndërsa opozita garon me Dritan Hajron, që vjen nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste. KQZ: PJESËMARRJA DERI NË ORË

Ora 16:25 Deri në orën 16:00 në 36 qendra votimi pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë për kryetar bashkie është 46.7%. Ndërkohë nga ka asnjë qendër votimi të bllokuar. Procesi i votimit në Kolonjë do të zgjasë deri në orën 18:00 dhe jo në 19:00 siç e parashikon Kodi Zgjedhor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here