Zgjedhjet në Kolonjë, partitë ndërrojnë komisionerët në momentet e fundit

0
150

Në Kolonjë pritet të zhvillohen të dielën zgjedhjet e parakohshme për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi se ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale.

KQZ njofton se partitë politike ka zëvendësur komisionarët gjatë ditës së sotme. Katër partitë që kanë të drejtën e pasjes së komisionerëve i ka ndryshuar ato:

  1. Partia Socialiste ka kërkuar 12 zëvendësime
    2.     Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar 15 zëvendësime
    3.     Partia Demokratike kë kërkuar 8 zëvendësime
    4.     Partia Republikane ka kërkuar 4 zëvendësime

 “Administrata e KQZ-së ndodhet në Kolonjë për të monitoruar dhe ofruar asistencën e nevojshme për komisionet e niveleve të dyta dhe të treta, ndërkohë të gjithë sekretarët e qendrave të votimit duhet të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me KQZ-në, për të përcjellë informacionin në dinamikë për ecurinë e procesit të votimit”, thuhet n[ njofto

“KQZ sjell në vëmendje dhe i inkurajon komisionerët, që të zbatojnë me përpikëri dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të votimit ditën e zgjedhjeve”, apelon Komisioni.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës zhvillohen pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të kryebashkiakut./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here