Sulmi ndaj Nikollës, reagon PS: Akti i studentes mjerim mendor dhe etik

0
292

Një ditë pas sulmit me salcë ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ka reaguar Partia Socialiste përmes deputetes Olta Xhaçka, e cila është gjithashtu kryetare e Forumit të Gruas Socialiste.

Xhaçka mori në mbrotje ministren, ndërsa tha se personi që kreu këtë akt të shëmtuar nuk do të meritonte asnjë reagim, pasi veprimi i saj, nuk është asgjë tjetër përveçse shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik që meriton vetëm mëshirë. Xhaçka e kishte reagimin edhe kundër ish-kryeministrit Berisha, i cili mori në mbrojtje studenten që sulmoi Lindita Nikollën

“Reagimi bëhet i detyrueshëm, kur një personazh publik si Sali Berisha, del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla. Personit qe ka kthyer parlamentin ne platformën personale te shfaqjes se karagjozllëkut me ekstrem cdo te enjte dhe e ka barbarizuar komunikimin publik përtej cdo kufiri duke mos kursuer as gratë qe ka dhunuar sistematikisht nga foltorja e parlamentit, i kujtojmë se është përtej e turpshme te perdoresh nje vajze për te dhunuar nje grua. Turp për politikanë të tillë që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket”, tha Xhaçka.

E pyetur nga gazetarët nëse kishte një koment për deklaratën e deputetes Mimoza Hafizi mbi sulmin ndaj Nikollës, Xhaçka dha këtë përgjigje.

“Shumë shukrt. Prinsim më shumë kulturë nga ata që librin e bën parti dhe inatin e kanë ideologji”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here