Fier/ Dhunojnë rojën dhe tentojnë të vjedhin pompën e pusit të naftës, arrestohen 5 persona

0
177

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, si të dyshuar për vjedhjen me dhunë të pompës së një pusi nafte të kompanisë “Bankers” duke dhunuar rojen. Në pranga kanë përfunduar shtetasit:

1.Robert Xhafa, 20 vjeç.
2.Klejdisjan Çepele, 18 vjeç.
3.Armand Xhafa, 20 vjeç.
4 Enea Çepele, 19 vjeç.
5.Nikollaq Ismaili, 18 vjeç, të pestë banues në fshatin Kuman, Rroskovec.

Sipas policisë, “këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës më datën 08.05.2016, në gropën ekologjike nr.7, në Jagodinë, kanë tentuar të vjedhin një pompë të pusit të naftës të kompanisë “Bankers” dhe kanë dhunuar rojen e SH.P.S.F. “Serjani”, shtetasin F.C, 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Rroskovec, ku dhe i kanë marrë një aparat celulari”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here