RREFIMI-VIDEO/ Jeta e vështirë e 24 vjeçares nga Fieri, e detyroi të lyej Ministren Nikolla me salcë

0
349

Mirela Ruko është aktivistja e Lëvizjes për Universitetin e cila ditën e sotme në Samitin e Studentëve të organizuar nga Ministria e Arsimit sulmoi ministren Nikolla në shënjë proteste për reformën në Arsimin e Lartë.

Ruko është 24-vjeçe nga Fieri, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin, ka mabruar vetëm 3 vite bachelor dhe më pas ka ndërprerë studimet për Master, pasi i duhet të punoj për të mbledhur 200 mijë lekë të reja, për të paguar tarifën e vënë pas mirtaimit të Reformës në Universitetet, këtë të fundit ajo ka qënë ndër zërat që e ka kundërshtuar më fortë.

Mirela Ruko trego në emisionin “Zoom IN” historinë e vështirë të jetës së saj: “Babi im ka punuar në një punë pa siguracione. Aktualisht im at ka probleme fizike dhe nuk mund të punojë. Mami im është ajo që kujdeset për të. Duke qënë se nuk ka pasur siguracione, nuk merr asnjë asistencë, apo ndihmë ekonomike, janë dy prindër pa punë, të cilët kanë 3 fëmijë në shkollë.

Gjatë momenteve që unë kam patur Maturën Shtetërore, prindërit e mi më thanë që unë nuk kisha mundësi të vazhdoja universitetin. Unë qaja , por gjithësesi thosha që unë do të vazhdoj. Dhe kur fitova shkolln prindërit e mij më thanë që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare. Unë ja u kisha bërë të ditur prindërve që nëse nuk gjenin mundësi do të largohesha nga shpia, për të gjetur një mënyrë se si të vazhdoja shkollën e lartë.

Në vitë të parë erdha në shkollë, një vajzë e cila vinte nga një fshat i Fierit, përball një Tirane kaotike. Duhet të gjeja punë, por nuk kisha mbështetje”, është shprehur Mirela.

Më tej studentia rrëfen se ka qënë shumë në vështrirësi saqë as lekët për konvikt nuk mundi ti bënte dhe kështu u detyrua të jetoj me disa shoqe në shtëpi me qëra.

“Me 50 mijë lekë të vjetra kam ardhur në Tiranë ditën e parë”, shprehet ajo. Po ashtu në këtë rrëfim të gjatë Marinela tregon gjithë vështirësit dhe thotë se disa prej shoqeve të saj e kanë ndihmuar me ushqime.

“Babi im kur ka shku për të kërku burs është nxjerr jashtë, mdje është  qëlluar nga kryetari i komunës” rrëfehet me lotë në sy përpara disa muajsh Mirela Ruko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here