Kur Ministri të thotë se është 2 herë fatkeqësi!

0
223

Nga Arian Galdini

Cka me ben te mos e kaloj si nje problematike te lehte pupel kete audioskandalin e publikuar ne emisionin STOP, nuk eshte shprehja virale: Te uroj suksese ne jete. Aspak. Kur keta plackites qe na qeverisin, na kumtojne mesazhin e nxjerrjes jashte, brenda marrezise se tyre ka normalitet ne kategorizimin brenda rrethit dhe jashte rrethit. Sa je me ta, nder ta, ti jeton. Kur ata te telefonojne, cojne sms, shkrese apo fjale se te erdhi dekika e sikterisjes, afermendsh ti hidhesh si ashkel ne detin e jetes. Aty te duhet sukses. Sepse aty te duhet te mbijetosh. Cinizmi i ashkelhedhesit, teksa i uron sukses ne momentin e vertitjes teposhte ne dallget e detit te ashpra te jetes, vetem sa defton vetekenaqesine e derrit te ngopur. Kur i uron suksese ashkles, Ministri i kujton cka humbur kur perkundej ne anijen e Pushtetit dhe Partise. Kjo ndodh pikerisht qe gazetarit te partise ti vije ngasja per te respektuar kete Ministrin.

Kjo ndodh qe Kryeministri nepermjet gazetarit te partise te na jape mesazhin se ky Ministri do behet me i forte, meqe sulmohet. Kjo ndodh qe Ministri pasi ka folur vete me zerin e gojen e tij ne tel me ashklen, te mbarse veten me frikerat qe ka ne bark, e ti gezohet miut qe i del nga ekrani, sepse nje Zot e di cfare priste… Ashkelhedhja, nuk i duket aspak ceshtje qe mund te perfillet as vete Ministrit, as gazetarit te Partise, e as Kryeministrit qe foli nepermjet komentit te gazetarit te Partise.

Ashkelhedhja eshte kaq normale ne kete vend, sa mund te konsiderohet lirisht si tejet banale dhe e rendomte per tu kthyer ne ceshtje. Sipas ketij Ministrit, gazetarit te Partise dhe Kryeministrit qe e dha qendrimin e tij sot neoermjet gazetarit te partise, te gjithe shqiptaret jane ashkla qe cdo dite rropaten per te mbijetuar ne detin e jetes. Ndaj, pse duhet ta rrokanisim koken per nje ashkel qe e degjojme ti behet me dije flakaritja ne detin e jetes, permes telefonit nga vete Ministri. Pse? Nje ashkel nder 3 milione ashkla eshte ky Drejtori i shkarkuar. Ne kemi halle te medha. Jemi te gjithe ne detin e jetes, keshtu qe mes dallgeve dhe tallazeve ne mund ta ndalim notin per te perqendruar vemendjen vetem nese na plaset ndonje balene e madhe korupsioni te dukshem. Nje tjeter ashkel qe hidhet mes nesh, nuk ka pse te na beje pershtypje. Apo jo? Keshtu na thote Ministri, keshtu na thote gazetari i partise, kestu na thote edhe Kryeministri nepermjet komentit te gazetarit te partise. Po filluam te ndergjegjesohemi edhe per ashklat ne, rrezikojme te behemi aq te ndjeshem sa mund te fillojme te kerkojme llogari e perqendrojme vemendje ndaj zhvillimeve rreth nesh, edhe pa patur nevoje per balenat e medha te korupsionit.

E ketu fillon sfida jone. A do te jetojme si ashkla qe nuk na bejne pershtypje ashklat, sikurse na kerkon Ministri, gazetari i partise dhe Kryeministri nepermjet komentit te gazetarit te partise? Apo do tia nisim te solidarizohemi me njeri tjetrin, duke refuzuar te ndihemi ashkla? E bej kete pyetje, sepse po e lame Ministrin, gazetarin e partise dhe Kryeministrin qe te na shohin e trajtojne si ashkla, e te na bindin se ne duhet te vazhdojme ta pranojme e ti bindemi faktit se jemi ashkla, atehere le te mbreteroje aq sa te doje ajo cka mua nuk me le ta kaloj lehte kete audio skandal. Le te mbreteroje koha dhe sundimi i ketyre njerezve qe jane thellesisht te vetedijesuar se jane 2 here fatkeqesi per ne. Ministri i tha ne tel ashkles, se ai ishte dy here fatkeqesi per te, si Minister dhe si i deleguari i Partise. Ketu ne kete pike, mbaron gjithcka. Ministri e di mire cfare eshte. Ai ka kapur Partine. E prej Partise ka kapur edhe Qeverisjen. Ai e di qe po te kishte vetem Partine ose vetem Qeverine do te ishte vetem 1 here fatkeqesi, e kjo nuk eshte e mjaftueshme, sepse ashkla edhe mund te shpetoje. Ama kur ai i ka te dyja, edhe Partine edhe Qeverisjen, fatkeqesia dyfishe nuk i le rruge, shteg a shans shpetimi asnje ashkle.

Kesisoj, pyes kedo, a ju duket e lehte qe Ministri flak nje ashkel dhe qe ka vetedijesim te plote se vete eshte dyfish fatkeqesi per ashklen dhe cdo ashkel? Ligji ia ndalon. Ceshtja nuk eshte tek ligji. Ministri, gazetari i partise dhe Kryeministri nepermjet gazetarit te partise, na thone se ligji nuk ka pike rendesie nese common sensi, kuptueshmeria jone e perbashket e lejon ashkelhedhjen si normalitet. Per kete them se ketu kemi nje fatkeqesk te trete qe duhet ta ndjejme pertej atyre 2 fatkeqesive qe na pllakosin me keta Partiake dhe Qeverises qe kemi mbi krye. Fatkeqesia e trete eshte fakti se konsiderimi i ashkelhedhjes si normalitet e ceshtje e lehte, nuk e cliron Ministrin nga akuzat skandaloze per korupsion, vjedhje e plackitje. Kurresesi.

Thjesht, ai na plackit e do te vazhdoje te na plackise sepse ne jemi ashkla dhe ai 2 here fatkeqesi mbi ne. Nese do ta lejojme te kaloje kete audioskandal te STOP si nje gje te paperfilshme, le ti gezojme per gjate keta 3 here fatkeqesite qe na Drejtojne Partite e Qeverisin shtetin. Per mua durimi dhe shperfillja e ketyre 3 here fatkeqesive, do te na denoje me veteurimin: Pacim suksese ne jete.

Arian Galdini Tirane me, 17 nentor 2016

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here