Audio-përgjimi/ Ministri Beqaj shkarkon me telefon vartësin, nuk shkoi në mbledhjen e partisë

0
196

Emisioni investigativ “STOP”, ka denoncuar mbrëmjen e sotme, një regjistrim audio mes ministrit Ilir Beqaj dhe ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hadarmataj.

Nga denoncimi i z.Hadarmataj, mësohet, se ai është pushuar nga puna pasi nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e partisë, Asamblesë së zgjeruar, thirrur nga ministri Beqaj në Tropojë.

Ish-drejtori Hadarmataj, bën me dije, se ky pushim nga puna është realizuar pa asnjë vërejtje apo masë disiplinore të ardhur kundrejt tij nga Ministria e Shëndetësisë.

Në regjistrimin audio, dëgjohet, ministri Beqaj teksa i kërkon llogari ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tropojë për arsyen e mosardhjes në mbledhje. Ish-drejtori Hadarmataj i thotë se nuk pata mundësi të vija për arsye personale.

Beqaj këmbëngul se pse nuk u njoftua për mosardhjen e tij në mbledhje, pavarësisht, se ish-drejtori Hadarmataj nuk kishte një numër kontakti të ministrit.

Biseda…

Ministri: Pse nuk më njoftove mua para mbledhjes se nuk vij dot në mbledhje.

Drejtori: Nuk kisha pikë kontaki me ju z.ministër.

Ministri: Nuk e ndjeje se do të vije sot në mbledhjen e Asamblesë.

Drejtori: Nuk kisha mundësi që të tregoja ty, nuk kisha kontakt.

Ministri: Ti e di që jam i deleguari i partisë?

Drejtori: E di, po nuk kisha mundësi kontakti. Z.Ministër, ne jemi bashkë për një qëllim, për Partinë Socialiste.

Ministri: Unë po të them, të uroj suksese në jetë.

Video: 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here