Shkodër/ Për të jetuar në fshatin Obot, banorëve u duhet ushtria, 70 cm është niveli i ujit në rrugë

0
205

Megjithëse reshjet kanë pushuar, rruga drejt fshatit Obot në njësinë administrative Ana e Malit vijon të jetë e bllokuar nga uji. Për të hyrë në brendësi të fshatit përdoret makina e ushtrisë. Edhe Furnizimi i banorëve me bukë bëhet me kamionin e ushtrisë. Forcat e njesise ushtarake të Vau Dejës prej disa ditësh janë dislokuar në zonë për t’u ardhur në ndihmë banorëve 24 orë pa ndërprerje. Mbi 70 cm është prezenca e ujit në rrugë. Banorët thonë se shtëpitë nuk janë dëmtuar, por nën ujë ndodhen tokat bujqësore dhe ushqimi për gjënë e gjallë është shkatërruar tërësiht. Ata kërkojnë vlerësimin e dëmeve. Përmirësimi i motit ka ulur nivelin e ujit te Ura e Bahçallekut dhe nëse reshjert nuk rifillojnë, në Obot do të nisë normalisht lëvizja e mjeteve dhe banorëve.

Situata sot ne fshatin Obot, 15 nentor 2016

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here