Hapja e dosjeve të Sigurimit/ Spaho: Mazhoranca na përjashtoi nga procesi, do t’i drejtohemi BE-së dhe SHBA-së

0
164

Partia Demokratike bëri të ditur sot se mazhoranca e ka përjashtuar nga procesi i hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe se për këtë përjashtim, ka vendosur t’i drejtohet BE-së dhe SHBA-së.

Edmond Spaho, deputet i PD dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, deklaroi sot për mediat se: “Duke qënë se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme, për të cilën opozita ka më shumë se një vit që është investuar, jemi në kontakte me të gjithë aktorët që kanë rol në këtë proces.

Kemi informuar dje përfaqësuesit e një vendi të rëndësishëm të BE dhe sot do t’i drejtohemi përfaqësueve të tjerë të BE-së dhe SHBA-së për t’i informuar për përjashtimin nga ky proces shumë i rëndësishëm: nga hapja e dosjeve të ish-Sigurimit dhe verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shkuarën e tyre komuniste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here