Parandalohet ngjarja e rëndë për gjakmarrje në Tiranë, arrestohen 4 persona me pistoleta dhe silenciatorë pa leje

0
284

Ndërhyrja e shpëjtë e policisë ka parandaluar sot një tentativë vrasje për gjakmarrje dhe ka arrestuar 4 persona.Sipas policisë , ata janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip “Zastav”, të cilën e mbanin pa leje.Këtë armë po e përgatisnin për të kryer vrasjen e një personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi dhe sigurie.Në pranga kanë rënë: – Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje. -Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për Vrasje me dashje. -Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike. -Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fush-KuqeNjoftimi i policisë:Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Përgatiteshin për hakmarrje. Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:1. Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje.2. Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për Vrasje me dashje.3. Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”4. Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fush-Kuqe.Arrestimi i këtyre shtetasve, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip “Zastav”, të cilën e mbanin pa leje. Këtë armë po e përgatisnin për të kryer vrasjen e një shtetasi, për motive gjakmarrje (nuk jepen të dhëna mbi personin e shenjestruar për arsye hetimi dhe sigurie). Arma e sipër cituar është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga Nenet 80/25 dhe 278 Kodit Penal

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here