Vrasësi i parukieres në Lezhë nuk pendohet, kërcënon sërisht familjarët e 28 vjecares: Do t’jua bëj prap

0
261

Vrasësi i 28-vjeçares në Lezhë nuk është ndalur vetëm në kryerjen e këtij krimi, por kërcënon edhe familjarët e viktimës. Në një përballje me ta në korridoret e drejtorisë së Policisë së Lezhës, autori Alfred Nikolli ka kërcënuar familjarët e Etleva Ndojit se nuk është penduar për atë që ka bërë.

“Mirë jua bëra dhe do t’jua bëj prapë!”, ka thënë ai. Ky reagim i autorit ka bërë që Policia e Lezhës të marrë masa duke mbajtur në izolim.

“News24” ka zbuluar atë çfarë 31-vjeçari, Alfred Nikolli ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje policia e Lezhës. Sipas bluve autori ka qenë ka qenë tepër konfuz dhe ka ndryshuar disa herë dëshminë. Ai ka pranuar se kishte një lidhje intime me 28-vjeçaren Etleva Ndoj, nënë e një fëmije, të cilën e vrau duke e ekzekutuar me plumb në kokë brenda parukerisë, të cilë thotë se ia bleu vetë.

“Unë ja bëra parukerinë dhe ajo nuk mund të braktiste, ndaj dhe e vrava”. Deklarimet e tij kanë qenë të pakta, siç pohon Policia e Lezhës për “News24”, ndërsa pritet që dëshmia e tij e plotë të merret nga Prokuroria e Lezhës, e cila ka marrë në ndjekje çështjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here