Papërgjegjshmëri e Policisë së Shtetit, hutohen nga celulari dhe harrojnë një detaj shumë të rëndësishëm (FOTO)

0
167

Dy policë janë fotografuar brenda në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës, por kanë harruar një detaj të rëndësishëm. Ndoshta ata kanë mbaruar shërbimin e tyre dhe janë ulur për të pushuar pak, pasi janë fotografuar në të njëjtin hotel në Tiranë, ku kanë qëndruar izraelitët në pritje të ndeshjes së sotme. Kujtojmë se shteti ditët e fundit përfshirë dhe sot ka marrë masa të larta sigurie për ndeshjen Shqipëri Izrael. Masat u morën pas paralajmërimeve për sulme të mundshme. Gjithashtu, një tjetër masë ishte fakti që ata kanë ardhur me furgona dhe jo me autobus, siç ndodh gjithnjë për lojtarët e një skuadre. Masa tjetër ekstreme është që ata as nuk kanë zbritur në hollin e hotelit, madje janë stërvitur në katin e 23-të të tij. Por këta policë janë fotografuar dy policë, një vajzë bionde dhe një djalë, të cilët e kanë mendjen tek celularët e tyre, ndërkohë që automatikun e kanë lënë mbi divan. Një veprim krejt i papjekur nga ana e policëve, të cilët mesa duket nuk e dinë rëndësinë e armëve që u është besuar, por e kanë lënë atë mbi divan si të ishte një automatik lodër. Fotot janë publikuar nga “Jeta osh qejf”.

polic

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here