Shiste paketa cigare në rrugë, gruaja përlotet kur gjobitet nga policia bashkiake (Video)

0
173

Aksionit të Policisë Bashkiake për vendosjen e gjobave ndaj bizneseve, nuk i shpëtojnë as tregtarët ambulantë që shesin për të siguruar sadopak të ardhurat. Nisma #Thurje ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një video ku disa punonjës bashkiake gjobisin një grua të moshuar, e cila shet paketa cigare në rrugë. Ngjarja në fjalë është regjistruar pranë parlamentit, në një rrugicë që të çon për në Drejtorinë e Arsimore Rajonale të Tiranës. Nga ajo çka shihet duket qartë dëshpërimi i gruas së moshuar, e cila shpërthen në lot teksa i komunikohet gjoba, madje vë dhe duart në kokë. Fill pas kësaj, bashkëshorti i të moshuarës, bashkë me mallin, është shoqëruar nga dy punonjësit e Bashkisë, ndërsa nuk dihet nëse paketat janë sekuestruar apo jo.

https://www.facebook.com/thurje/videos/517958975079942/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here