FOTO-LAJM/ Bllokimi i disa rrugëve dhe mosfunksionimi i semaforëve, shkaktojnë kaos në kryeqytet

0
161

Trafiku i kryeqytetit është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve. Pothuajse në të gjitha akset e Tiranës, trafiku është tejet i rënduar dhe automjetet qëndrojnë për minuta të tëra pa lëvizur.

Bllokimi I disa rrugëve për shkat të sigurisë përsa I përket ardhjes së përfaqësueses së Izraelit por edhe mosfunksionimi I semaforëve kanë sjellë njësituatë tejet tqë rënduar ditën e sotme.

Sic e shikoni edhe në këto foto të ardhura në adresën e redaksisë tonë www.standard.al urbanët e tre linjave janëbllokuar në rrugën e 9-katsheve.

Qytetari shprehet tejet I indinjuar për këtë situatë kaosi pasi I është dashur nga Stacioni I Trenit mdhe deri tek Rruga e Dibrës ta bëjë për plot 50 minuta.

Vlen të theksohet se prej kohësh, trafiku në kryeqytet është një problem për cilindo që lëviz me një mjet transporti.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, premtoi gjatë fushatës se do ti jepte zgjidhje kësaj situate por deri tani asnjë ndryshim nuk shfaqet në horizont.

ok3 ok2 ok1

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here