Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe: Organizatat kriminale shqiptare janë problem i yni

0
170

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës. Johnson ndodhet në Kosovë për një vizitë një ditore. Atij i është organizuar një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ku iu është drejtuar deputetëve me një fjalim.

Johnson ka folur edhe për shqiptarët në vendin e tij. Ai ka thënë se Britania ka probleme me mafiozët shqiptarë.

“Kemi problem të veçantë me bandat kriminale të shqiptarëve dhe duhet të luftojmë ta mposhtim këtë sëmundje”, ka deklaruar Johnson.

Johnson ka shrehur ngushëllime familjes Dehari për vdekjen e djalit të tyre, Astritit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Ngushëllime familjes për Astrit Deharin. Ju ftoj që të ketë një hetim të pavarur”, ka deklaruar Johnson.

Johnson më tej ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku tha se duhet të ketë normalizim marrëdhëniesh.

“Unë e kuptoj se e kaluara është plotë me dhimbje dhe vuajtje dhe nuk pritet të largohen lehtë, por kërkohet kurajo politike dhe nuk kam dyshim që mund të arrihet”, ka deklaruar britaniku.

“Fajtorët në të dy anët duhet të ndëshkohen dhe këtu ka rëndësi bashkëpunimi për Gjykatën Speciale”.

Ai tha se duhet të ketë një tentativë të sinqertë për t’i zgjidhur problemet e të kaluarës dhe për këtë Kosova do ta ketë mbështetjen e Britanisë dhe partnerëve tjerë.

“Është e mrekullueshme që ta shoh Prishtinën sot nga një qytet të shkatërruar e me xhama të thyer të ndërtuar e më shumë restorante. Ju keni një të ardhme te ndritur dhe dua t’iu siguroj se keni miq dhe përkrahës në Mbretërinë e Bashkuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here