Rehabilitimi i Teatrit Kombëtar, Operas dhe Ansamblit Populor/ Kompania koncesionare u licencua një ditë para se të fitonte tenderin, debitore shtetit me 4,958,780 lekë

0
141

1 3 4  6 7 8

Kompania “EDIL AL-IT“ sh. p. k, përpara se të shpallej fituese e tenderit kishte një shumë të majme detyrimesh dhe taksash te papaguara. Në këtë kompani është aksionar dhe burri i ministres së Kulturës

Format e reja të dhënies së koncesioneve  nga ana e qeverisë me partneritet publik – privat, shpesh herë janë akuzuar për afera kuruptive. Koncesionet ndërmjet ministrive dhe partnerëve privatë akuzohen si abuzive në lidhje me fondet që investohen për projekte konkrete. Kështu në  rastin e “Rehabilitimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Ansamblit Popullor”, në 24 tetor, Ministria e Kulturës, me cilësinë e autoritetit kontraktor, i shpalli shoqëritë e ndërtimit “AGI KONS“ sh. p. k dhe “EDIL AL-IT“ sh. p. k, fitues në një tender të majmë! Njoftimi u bë publik në faqen e Agjencisë së Prokurimit në web (dok. bshkngj). Sipas njoftimit, ky bashkim operatorësh ishin identifikuar si ‘oferta e suksesshme’, në një procedurë ‘prokurimi të hapur’ me objekt “Rehabilitimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Ansamblit Popullor” me një shumë parash prej 998,862,862 lekësh, ose për ta bërë më të kuptueshme, pothuajse 10 miliardë lekë (të vjetra). “Públicus” me drejtues Artan Ramën, investigoi këtë proces tenderimi, grumbulloi një numër dokumentesh zyrtare dhe shqyrtoi legjislacionin përkatës mbi të cilin mbështeten praktikat e tenderimit për fondet publike.

Rezultatet e këtij investigimi vijojnë si më poshtë të cilat të dhënat janë investiguara nga emisioni “Publicus”.  Sipas të dhënave të bëra publike nga “Për Prokurimi Publik” dhe dokumentoi të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  vihet re se shoqëria koncesionare ka që ka marrëveshje me Ministrinë e Kulturës për “Rehabilitimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Ansamblit Popullor”  ka detyrime tatimore të papaguara në shumën 4,958,780 lekë. Kjo kompani e cila u shpall për shkelje të ligjit tasi nuk kishte paguar detyrimet tatimore në një dokument të datës 13 korrik, ishte njoftuar se do ti merreshin me forcë detyrimet tatimore. Por sipas investigimit të bërë nga “Publicus” thuhet se: “  Një muaj më pas, pra në muajin gusht, Ministria e Kulturës njoftoi çeljen e procedurave të prokurimit për Sallën e TKOB-it. Në 29 gusht njoftimi u shpall në Buletinin e Njoftimeve Publike (bshkngj). Në garë për tenderin u paraqitën katër kompani. Në fund, fitues u shpall “AGI KONS“sh. p. k & ‘‘EDIL AL-IT‘‘ sh.p.k. Por në Manualin e “Dokumenteteve Standarde të Procedurës së Hapur Punë“, në shtojcën 10, Ministria e Kulturës u kërkon ofertuesve të provojnë, përmes dokumenteve, jo më parë se tre muaj, shlyerjen e detyrimeve fiskale. Ndonëse procedura u mbyll në 23 shtator, në 13 korrik, shoqëria e ndërtimit “EDIL AL-IT“ sh. p. k. rezultonte debitore në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj, me një vlerë prej 4,958,780 lekësh dhe si e tillë ajo nuk mund të klasifikohej fituese, nëse më parë nuk do shlyente detyrimet! Pra Ministria ka thyer ligjin dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi!Autoriteti duhet të verifikojë aktet në dosjen e tenderit dhe ka detyrimin të bëjë transparent dokumentacionin kualifikues për të kuptuar nëse fituesit e kanë merituar klasifikimin si të tillë”.

Kompania u licencua një ditë para tenderimit

Kompania “EDIL AL-IT“ sh.p.k me 23 shtatorë u shpall fituese. Ndërsa më datë 22 shtatorë sipas dokumenteve të bërë publikë nga “Publicus” kjo kompani u licencua.  “Nja dokumentet u vu re se, në datën 22 shtator, pra vetëm një ditë përpara mbylljes zyrtare të afatit për dorëzimin e dokumenteve, në të dyja ekstraktet e këtyre shoqërive, është shtuar: “rehabilitim dhe rikonstruksion i monumenteve arkitekturore të kategorive të ndryshme. Por data 22 është dhe dita e fundit përpara se të dorëzohen dokumentet e tenderit! Bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm, me gjasë, që mund të ketë luajtur një rol kyç në rezultatin e garës! Si mund të merret një licencë, vetëm një ditë përpara një tenderi?! QKR-ja është thjesht një magazinë dokumentesh tregtare e nuk tregon domosdoshmërisht kapacitetet reale të shoqërive tregtare? Ministria e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro Furxhi, si Titulluare e Autoriteti Kontraktor, duhet të japë një shpjegim publik për këtë!Pallati i Kulturës është një vepër monumentale dhe historike”.

Fjala e ministres

Një investigimin e bërë, më tej thuhej se ministrja kishte pranuar që projekte  për rehabilitim do ua jepte studiove arkitekturore shqiptare nga ana tjetër në lidhje me rehabilitimin e këtij institucioni mungonte studimi paraprak. “Ndonëse “Shqipëria nuk ka eksperiencë në ndërtime skenash”, siç znj. ministre pohoi një vit më parë në Kuvend, kjo nuk i pengoi autoritetet që edhe projektimin e këtyre teatrove t’ua lënë studiove arkitekturore shqiptare, në mungesë të plotë ekspertize për projektimin e sallave të tilla. Ne ende nuk kemi një studim publik, paraprak, mbi nevojën konkrete të këtyre sallave teatrore. Ne ende nuk e dimë se çfarë pritshmërisë do të kemi në fund të zbatimit të projektit për rehabilitimin e tyre”.

“Viti 2016 për kulturën do të jetë viti i kantiereve të mëdha!”

Nga ana tjetër thuhet gjatë investigimit të bërë në emisionin “ Publicus” se burri I ministres së arsimit ka aksione në shoqërinë e ndërtimit “EDIL AL-IT” sh.p.k.  “Në fakt, asgjë nuk është kaq e rastësishme, për sa kohë që bashkëshorti i ministres shpërblehet nga këta fitues tenderësh! I shoqi i Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi është një i punësuar nga Vizion Plus, aksionarët e të cilit janë ortakët e shoqërisë së ndërtimit “EDIL AL-IT“ sh.p.k, pra, të njëjtët pronarë! Kështu, pagadhënësit e të shoqit, përfitojnë nga e shoqja shuma marramendëse prej fondeve publike! Dhe faktet për një ‘konflikt faktik interesi’ vështirë se mund të hidhen poshtë. Sepse kjo marrëdhënie, kjo ndërthurje interesash është një konflikt ulëritës interesi. Znj. Mirela Kumbaro Furxhi është dekretuar si ministre në shtator të vitit 2013, ndërsa i shoqi i saj, me cilësinë ‘si person i lidhur me një zyrtar’ është punësuar në televizionin Vizion Plus, një vit më pas, pra në tetor të vitit 2014. Përgjatë vitit 2015, Ministria e Kulturës nuk kreu asnjë tender për punë publike me vlera financiare të mëdha. Tenderimi i Sallës së Teatrit të Operës dhe Ansamblit Kombëtar, por edhe tenderimi i Sallës së Re të Teatrit Kombëtar në vitin 2016, ishin të parat dhe “EDIL AL-IT“ sh.p.k, u shpall fitues në të dyja! Çuditërisht, disa javë më parë, begatia përfshiu dhe familjen Kumbaro-Furrxhi! Programi televiziv që i shoqi i ministres drejtonte në Vizion Plus, “fitoi” ‘prime time’, një brez kohe i lakmueshëm për çdo anëtar të komunitetit televiziv, ndonëse treguesit e marketingut nuk e justifikonin një vendimmarrje të tillë! Sipas dokumenteve, paga që ai përfiton nga televizioni, arrin në disa miliona lekë, disa herë më e madhe se e bashkëshortes e cila gëzon statusin e anëtarit të qeverisë! Prej dy vitesh, te ardhurat ne buxhetin familjar te ministres ishin rritur dhe znj. Kumbaro-Furxhi ishte në dijeni se, i shoqi punonte e merrte rrogë nga të njëjtët pronarë që po merrnin pjesë në tenderat publikë të organizuar nga institucioni i saj!”

Ka shumë pyetje e pak përgjigje!

Ndërkohë ajo që vihet re gjatë këtij investigim është fakti se si qeveria dhe kabineti i saj çdo tender dhe çdo punë që mundohen të bëjnë me to e shfrytëzojnë për xhepat e koncesionarëve. “Në katër vite pushtet e propagandë një pakicë përfituese klienteliste po grabit taksat e shqiptarëve, duke u fshehur pas ndërtimeve, gjoja në emër të së mirës publike, pa përmendur këtu shifrat e fryra në raport me punën e afruar! Ky grup i vogël, kjo klasë oligarkësh po rrëmben gjithçka, jo vetëm paratë, por edhe energjinë! Po rrëmben kurajon, dëshirën! Me këto para, oligarkët financojnë media, duke u afruar vullnetarisht në shërbim të politikës dhe pushtetit të plaçkitjes. Në katër vite qeverisje, kryeministri nuk ka shkelur në asnjë sallë teatri sepse atij nuk i intereson teatri, por fasada. Dhe ndoshta, në ditën e inagurimit, mjeshtri i fasadës, nën drita të forta, do të hypë në skenë për ta përdorur atë. Ndaj sot e ngjyros me bojëra të ndezura: për të fshehur hijet që mbulojnë milionat, pikërisht, në emër të kësaj fasade”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here