Korçë/ Grabitësit vjedhin epitafin 300-vjeçar në Kishën e Shën Sipiridhonit

0
192

Një epitaf kishtar rreth 300-vjeçar, me vlera të papërsëritshme është vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Kishën e Shën Sipiridhonit, në lagjen muzeale “Goricë” .

Grabitësit kanë mundur të hyjnë nga muri rrethues i kishës, në një hyrje të pasme dhe më pas janë futur në mjediset e saj për të vjedhur një nga objektet më me vlerë të kësaj lagjeje.

At Kristaqi, saktësoi se autorët kanë arritur të vjedhin epitafin e kishës dhe të grabisin të gjitha paratë që ndodheshin në arkën e qirinjve, ku besimtarët apo vizitorët i hedhin për mirësi.

“Epitafi ka vlera të papërsëritshme shpirtërore dhe shërben për t’u lutur gjatë riteve fetare. Ai daton 200-300 vite më parë dhe vlerat e tij janë shumë të mëdha”, shprehet At Kristaqi.

Personi i parë që ka konstatuar vjedhjen ka qenë një punonjës, i cili ka gjetur të shqyer derën e brendshme të kishës. Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e policisë, ku këta të fundit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kryen hetimet për të identifikuar autorët e kësaj vjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here