Vlorë/ Gjenden mbi 100 kilogram kanabis, arrestohet 42-vjeçarja

0
161

Policia e Vlorës bëri të mundur ekuestrimin e 103 kg e 600 gr Kanabis. Gjithashtu u bëi mundur edhe  asgjësimi me djegie rreth i 120 bimë narkotike në proces tharjeje.
Nën pranga është  vënë 1 shtetase dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër. Arrestohet në flagrancë shtetësia:
· Diana Nasi, 42 vjeçe, banuese në fshatin Poro, Vlorë. Shpallet në kërkim shtetasi:
· H.N., 45 vjeç, banues në fshatin Poro, Vlorë. Policia e Vlorës, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të kësaj shtetaseje dhe punohet për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim, për arsye se në fshatin Poro të Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, nëpër banesat e tyre përkatëse. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H.N., Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 89 kg e 700 gr, të fshehura nëpër 10 qese të zeza plastike, si dhe 90 bimë të tjera në proces tharjeje të llojit Cannabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me djegie. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kunatit të saj (A.N, i cili jeton në Itali), banesë e cila është nën kujdestari të shtetases Diana Nasi, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thes plastik të zi me peshë 12 kg e 700 gr lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Diana Nasi, Policia ka konstatuar: · 1 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva në formë boçesh (sekuestruar),
· 30 bimë në proces tharjeje të cilat u asgjësuan me djegie,
· një armë gjahu pa leje dhe 29 fishekë të kalibrit 12 mm.

fb_img_1478605624371

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here