Rreshje të dendura shiu kanë rënë qysh në orët e para të mëngjesit në të gjithë Shqipërinë.
Raportohen përmbytje në Fushë Krujë, Lezhë dhe gjetkë.
Lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Kurse në Tiranë ka patur përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës dhe në disa zona të qyteti.
Punimet e Rilindjes Urbane kanë bllokuar vijat kulluese të autostradës dhe për pasojë, uji pushton shpesh këtë rrugë, ndoshta më të rëndësishmen në infrastrukturën e vendit./27.al