Rrëfimi i punëtorëve të landfilldit të Sharrës/ “Punojmë pa sigurime dhe në mungesë të plotë të kushteve të punës dhe atyre higjenike” (Foto)

0
131

a1sharra-696x522

“Nuk kemi vend ku të ndërrohemi dhe të hamë, detyrohemi që të hamë mes pirgjeve me plehra. Nga ndotja kemi probleme me shëndetin, askush nuk interesohet për ne”

Në landfilldin e Sharrës, pavarësisht asaj që ndodhi, vazhdonin të kryenin aktivitetin e tyre të përditshme shumë punëtorë, pasi e kanë të vetme mënyrë për siguruar jetesën e tyre. Mes plehrave dhe të  rrezikur nga makineritë këta punëtorë sfidonin jetën e tyre çdo ditë. Të shumtë në numër, por përsëri shumica e tyre heshtin për të folur në media. Frika se mos i hiqnin nga puna, ishte arsyeja e kësaj heshjte. Të rinjtë ishin ata që frikësoheshin më shumë, pasi nuk ishin mësuar ende me këtë punë dhe nuk dinin çfarë të bënin nëse do të lagoheshin nga puna. Por jo të gjithë ishin të heshtur. Dy burra, njëri me inicialet A.SH dhe tjetri me inicialet L.SH, pranuna të flisnin për gazetën dhe na shpjeguan se çfarë bëhej brenda në landfill. Problemet e tyre ishin të shumta dhe të ndryshme nga njëri tjetri.

ttttttttttttttttttttkkkkkkkkkkkkfffffffffffffffnnnnnnnnnnnnnnnn

Premtimi nga bashkia

Një premtim nga bashkia kishte gëzuar shumë këta banorë të cilët, shohin mbledhjen e mbetjeve si mënyrën e vetme për të jetuar. Dy burrat që na rrëfyen ngjarjen kërkuan që tu ruhej anonimati dhe preferuan që në intervistë të tregonim vetëm inicilet  e tyre.  Banori L.Sh. na tregoi se kishte dëgjuar disa muaj më parë që të gjithë do të punësoheshin dhe do të ishin të siguaruar. Shkoi të kërkonte punë si mbledhës  i mbetjeve në landfiild dhe u pranua. Së bashku me shokun e tij A.Sh. filluan punë. Ditët kalonin dhe ata punonin pa asnjë kusht. L.Sh tha se nuk u pajisën më asnjë mjet të nevojshëm për të punuar. “Prisnim mbase do të na pajisnin me doreza dhe kaska për të mbrojtur kokën, por kanë kaluar disa muaj në punë dhe ne përsëri jemi si në ditën e parë”-tha A.Sh. Por problemet e tyre nuk mbaruan këtu, pasi kur kishte kaluar një muaj nga dita e fillimit të punës dhe kishin shkuar për të marrë rrogat, u përballën me një situatë të pakëndshme. Një punëtor i kompanisë u kishte komunikuar se rrogat do të ndaheshin, por nuk firmosej askund që ti ishe paguar për punën e bërë. Emri i tyre ekzistonte vetëm në letrat e kompanisë, dhe rroga jepej dorazi. “na u duk e çuditshme se ishte muaj  i parë, por kjo ndodhi edhe në muaj të tjerë, akoma  nuk punojmë të siguruar, marrim rrogën dorazi”-ishin fjalët e A.Sh. Edhe pse ishin të pakënaqur nga kjo situatë, përsëri ata nuk kishin mundësi të tjera dhe thanë se e kanë pranuar situatën, për skak të frikës së largimit nga puna.

Vështirësitë në punë

Banori L.Sh. na tregoi kushtet e punës që ata detyroheshin të punonin. “Zgjohemi që herët në mëngjes, për të qenë në rregull me orarin. Shkojmë në punë dhe detyrohemi që të punojmë me orë të zgjatura. Kushtet e punës mungojnë plotësisht, nuk kemi asnjë masë mbrojtëse, çdo ditë jemi të rrezikuar. Kompania nuk ka menduar fare për punëtorët, pasi nuk ka asnjë vend ku të hamë bukën e drekës. Kur vjen koha për të ngrënë është një katastrofë, pasi të gjithë të palarë dhe mes plehrave detyrohemi që të hamë.” Ai shtoi se shumë prej punëtorve rrinë gjithë ditën pa ngrënë pasi nuk mundën që të hanë aty.

Por problemi shtohet pasi mungesa e ambienteve për tu ndërruar në vendin e punës detyron të gjithë punëtorët të lëvizin me rrabat pisë. A.Sh na tegoi se ishte detyruar shumë herë që të shkonte në këmbë deri në shtëpi, pasi nuk e pranonin në urban se mbante akoma erën e landfillit të Sharrës. “Shtëpinë e kam larg, dhe detyrohem që të lëviz me urban si mundësi të vetme, por shpesh ndjehem i fyer nga sjellja e udhëtarëve të tjerë, pasi nuk më lejojnë që të hypi në autobuz. Mungesa e një ambienti për tu larë dhe ndërruar është shkaku, pasi mbajmë erën e mbetjeve, dhe kjo gjë i shqetëson të tjerët. Zgjidhja e vetme është të eci në këmbë deri në shtëpi, pasi askush nuk më merr në makinë”-rrefeu A.Sh.

Pagesa e ulët

Shoku i tij na tregoi se ai detyrohej që të merrte katër autobuza në ditë, pasi shtëpinë e kishte në krahun tjetër të qytetit. Ai tha se rroga e tij ishte shumë e ulët dhe një pjesë e saj shkonte vetëm për transportin.  L.Sh. tha “Shtëpia ime ndodhet në Tufinë, për të ardhur deri në punë më duhet të ndërroj dy urbanë, dhe një pjesë e pagës, e cila është shumë më e ulët nga sa u premtua shkon për transportin. Kam disa muaj që kam filluar punë këtu, por po detyrohem që ta lej dhe të punoj përsëri në punë informale.”

Të dy punëtorët na treguan se përpara se të fillonin punë në landfill,  kishin qenë kolektor individual, por policia bashkiake u kishte sekuestruar atyre motorrin dhe bidonat që kishin mbledhur. Në pamundësi për të blerë një motorr tjetër dhe në kushte të vështira ekonomike, por edhe nga premtimi që u bëri kryebashkiaku, shkuan për të punuar në këtë landfill. Kishin menduar se do të punonim me rregulla dhe do të kishin një jetëse të mirë, por çdo gjë ishte përkeqësuar. Sasia e madhe e mbetjeve, dhe depozitimi në një kohë të gjatë, shkakton shumë aroma të këqija dhe  niveli ndotjes është më i madh.

Të dy ishin mësuar nëpër kosha dhe kjo gjë nuk u dukej më problem, por ardhja në landfill kishte pasur pasoja për ta. A.Sh. na tha se kishte disa kohë që ndiente probleme shëndetësore dhe sipas tij kjo gjë kishte ardhur nga niveli i lartë i ndotjes. “Kam më shumë se dy muaj që nuk ndihem mirë, kam shumë probleme me frymëmarrjen. Shqetësimet po më shtoheshin por nuk kam shkuar në spital, pasi nuk më dalin lekët. Edhe në spital kur na shohin që jemi romë na lënë të vdesin, nuk kujdeset askush për ne.”-sqaroi A.Sh.

Edhe punëtori tjetër kishte pasur problem, por i kishte kaluar ai gjatë punës kishte dëmtuar krahun. Edhe pse ekziston ligji i punës dhe  punëtori duhet të ishte i siguruar, përsëri ai ishte detyruar që të punonte me krahun e thyer dhe nuk kishte marrë asnjë dëmshpërblim. L.Sh. ma tha se një muaj kishte punuar në gjendje të keqë shëndetësore, por askush nuk ishte interesuar për të.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here