Denoncoi se u përdhunua, zbardhet e vërteta: 22 vjeçarja shkoi me dëshirë në shtëpinë e djemve

0
171

Lajmi i përdhunimit të 22-vjeçares nga dy meshkuj që supozohej të ishin të panjohur, ose të njohur vetëm në Facebook nga e reja në Tiranë, bëri bujë të madhe dhe mediat u morën gjerësisht me të.

U tha se vajza ka kallëzuar në polici që djemtë e kanë futur në makinë dhe më pas i kanë lidhur sytë dhe e kanë përdhunuar. Por, sipas policisë së Tiranës, historia është krejt ndryshe dhe deklarata e vajzës dyshohet të jetë tjetërsuar në media. Burime të JetaOshqef mësojnë se vajza, e cila ka jetuar më parë për disa vite në Greqi, në Tiranë banonte tek shtëpia e tezes së saj. Ajo është njohur me një djalë në Facebook dhe pas bisedave të shumta kanë lënë që një ditë të takohen bashkë. Pasi kanë përcaktuar pikën e takimit, djali ka shkuar të marrë vajzën në vendin ku e kishin lënë për t’u takuar.

Me dëshirën e saj të plotë, vajza hipën në makinën e djalit, ku brenda në automjet ndodhej edhe një shok tjetër i tij. Në bisedë e sipër, siç thotë policia bazuar në dëshminë e vajzës, të rinjtë kanë vendosur të shkojnë për të pirë një gotë alkool dhe një nga djemtë ofrohet që të shkojnë të tre në shtëpinë e tij. Në gjendje normale, e pa ndikuar, vajza ka shkuar me dëshirën e saj në shtëpi, ku pas konsumit të alkoolit, të tre “kanë ardhur në qejf” dhe kanë kryer  marrëdhënie seksuale. Pas përfundimit të aktit, djemtë e çojnë 22-vjeçaren në vendin ku e morën sërish.

Policia tha për JetaOshqef se vajza është kthyer në një lokal, pasi djemtë e kanë lënë në vendin ku e morën dhe ka nisur të konfliktohet me persona të tjerë, të panjohur. Duke e parë gjendjen e vajzës personat e rastit kanë lajmëruar ambulancën. Vajza ka shkuar në urgjencë dhe aty ka përmendur disa herë përdhunimin. Është lajmëruar policia, e cila më pas ka marrë dëshminë e vajzës, të cilën e raportuam më sipër. Deri në momentin që vajza ka mbërritur në shtëpinë e djalit që njohu në Facebook, të gjitha veprimet nga ana e saj janë kryer me vetëdije të plotë dhe jo me dhunë, apo me sy të mbyllur, siç u raportua më herët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here