“Gjobvënia 1 milion euro”/ Kërkuan lirimin nga burgu, Apeli lë në qeli bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit

0
187

Endri Qyqja dhe Endri Zela do të qëndrojnë në burg. Vendimi për mos lirimin e tyre është dhënë nga togat e zeza, pasi kushtet ndaj dy të ndaluarve nuk kanë ndryshuar

Besar Bajraktaraj

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dje refuzoi lirimin nga burgu për dy bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit, shtetasit Endri Qyqja dhe Endri Zela. Vendimi për mos lirimin e tyre është dhënë nga togat e zeza, pasi kushtet ndaj dy të ndaluarve nuk kanë ndryshuar. Vendimi gjithashtu është ndikuar edhe nga provat e sjella nga akuza, e cila i akuzon për gjobëvenie dhe grup të strukturuar kriminal. Kështu Gjykata e Apeli konfirmoi masën e sigurisë arrest me burg për dy rinjtë, masë e marrë kjo më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, konkretisht në datën 15 Tetor. Sipas Prokurorisë, këta dy persona në bashkëpunim me shtetasit Emiljano Shullazi e Gilmando Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash biznesmenit Ylvi Beqja, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike. Rreth 550 mijë euro, dyshohet se i janë marrë biznesmenit. Në tre raste rreth 150 mije euro me anë të çeqeve, Endri Qyqja dhe Endri Zela i kanë marrë nga biznesmeni. Ndërsa rreth 400 mijë euro të tjera Ylvi Beqja i ka dorëzuar vetë tek Emiljano Shullazi. Lidhur me këtë rast të gjobëvenies prova më e fortë që ka akuza kundër Emiljano Shullazit është dëshmia e biznesmenit Beqja. Ky i fundit ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe ruhet nga policia 24 orë në ditë. Sipas dëshmisë së tij, gjithçka nisi kur Shullazi i mori përsipër se do t’i siguronte pronësinë e ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Në këmbim të saj, ai do t’i jepte 20 % të hotelit. Por me anë të kërcënimeve, Shullazi i mori 30 % dhe 550 mijë euro, të cilat biznesmeni i kishte fituar nga shitja e një të tretës së ish-hotelit tek familja Kodra.

Hetimet lidhur me gjobvënien

Biznesmeni Ylvi Beqja dyshohet se është kërcënuar për dhënie pasur, nga Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, ku prezentë kanë në disa raste dhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Sipas veprimeve hetimore ka rezultuar se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qenë të pranishëm në disa momente kur shtetasi Shullazi ka bërë kërkesën e padrejtë të sasisë monetare. Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit. Por në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet e arsyeshme, bazuar në prova, se shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në bazë të veprimeve procedurale të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Qyqja dhe Zela, të cilat janë miratuar nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here