Manjani i kundërpërgjigjet Ramës: Ndërhyrja e ushtrisë për kanabisin opsion real, askush nuk ka hajër nga ky fenomen

0
260

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka mbrojtur edhe dje idenë për ndërhyrjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit në vend. Fillimisht, deklaratat e tij u ironizuan nga anëtarët e tjerë të kabinetit, madje edhe nga Rama, por Manjani dje ka thënë se duhet përdorur çdo mjet, qoftë edhe ushtria për luftën ndaj këtij fenomeni dhe se i qëndron tërësisht idesë së tij fillestare. “Kjo ka qenë është dhe do të jetë mendimi im përsa kohë që është mendimi i njerëzve. Nuk ka asnjë anëtar qeverie që nuk mendon kështu, edhe qeveria mendon kështu edhe kjo nuk është ndonjë hata, ndonjë blasfemi sikur çfarë ka ndodhur. Nuk ka ndodhur asgjë, nuk do ndodhë asgjë, por ky është një fenomen që nuk duhet zhdukur jo vetëm nga toka por në radhë të parë nga mendja e kujtdo që përpiqet të thotë se kjo është një punë që duhet ta bëjmë, kjo duhet shkulur, pikë. Askush nuk ka hajër nga ky fenomen. As ekonomia, nuk është ekonomi. Ekonomia e maleve është ekonomi luftë, njeriu del partizan kur ka ndonjë hall të madh, nuk është as politikë. Dhe nëse do lejojmë që ky fenomen të vazhdojë, për çfarë politike flasim?  Nuk është as fenomen social sepse kriminalizohet shoqëria”, ka thënë Manjani.

Sipas Manjanit, njerëz të cilët punojnë duke shfrytëzuar varfërinë dhe kriminalizohen, kryejnë aktivitete të paligjshme dhe kjo është një gjë që duhet shkulur me çdo mjet. Manjani u pyet edhe në lidhje me vendimin e Presidentit të Republikës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për kanabisin, por Manjani tha se nuk kishte njoftuar për këtë. “Nuk kam realisht asnjë koment, Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit, është kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare është krejtësisht diskrecioni i tij ligjor, kushtetues që të çmojë e thërret apo jo këshillin e sigurimit. Unë nuk kam një axhendë zyrtare kështu që nuk kam ç’të them për këtë pjesë, kur të vijë ftesa do u them”, tha ai. Gjithashtu, Ylli Manjani foli edhe në lidhje me reformën në drejtësi, zbatimin e së cilës e quajti të domosdoshme për të ardhmen e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here