LAJMI I FUNDIT/ Shpërthen në flakë një automjet në Durrës

0
196

Mjeti me targa AA. 303 NH, është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit të Durrësit, vetëm pak çaste pasi ka qenë në pritje pranë semaforit. Ngjarja ka ndodhur rreth 13 e 30 minuta dhe fatmirësisht drejtuesi i mjetit citroen ka shpëtuar pa lëndime. Një makinë zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet. Paraprakisht nga dëshmia e dhënë prej drejtuesit të mjetit bëhet me dije se zjarri ka ardhur nga pjesa e motorit, që dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike në motor, çka ka dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here