Durrës/ Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme 20-vjeçaren, arrestohet 26-vjeçari

0
243
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe me anë të telefonit, një 20-vjeçare nga Sukthi.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se i riu Ardit Cizmi është arrestuar, pasi dyshohet se ka përndjekur për një periudhë disa mujore shtetasen E.G..
NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë të një ngjarje, duke arrestuar në flagrancë autorin e saj, konkretisht shtetasin:
• Ardit Cizmi 26 vjeç,banues në Sukth.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Cizmi, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disa mujore ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular shtetasen E.G. 20 vjeçe, banuese në Sukth.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here