Kukës/ Këpucë kontrabandë, arrestohet doganieri i Morinës dhe një shtetas kosovar

0
164

Një doganier i  pikës kufitare Morinë në Kukës u  arrestua pasi akuzohet se ka lejuar mallra kontrabandë.

Në pranga u vu dhe një shtetas kosovar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte, ju gjetën dhe sekuestruan mallra kontrabandë(këpucë), të cilat i ka  kaluar në doganën e Morinës.

Të arrestuarit janë

Saimir Thaçi, 30 vjeç, banues në Krumë-Has, me detyrë  doganier të kontrollit fizik në doganën e Morinës-Kukës, për veprën penale“Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave”, parashikuar nga neni 175 i  Kodit Penal.

Afrim Sopaj, 33 vjeç, banues në Suharekë- Kosovë, për veprën penale ’’Kontrabanda me mallra të tjera’’,  parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Arrestimi i tyre u krye më 1 nëntor, ndërsa procedimi penal kishte nisur më 29 shtator  mbi bazë informacioneve të siguruara me metoda speciale të hetimit.

Policia informon: “Arrestimi i shtetasit Sajmir Thaçi u bë pasi, duke qenë në detyrë nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip” Golf 4”, me targa 04-583FE, me drejtues shtetasin Afrim Sopaj, i cili  transporton mallra kontrabandë”

Arrestimi i shtetasit Afrim Sopaj, u bë pasi mbi bazën e  informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte mallra kontrabandë  u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte, ju gjetën dhe sekuestruan mallra kontrabandë(këpucë), të cilat i ka  kaluar në doganën e Morinës”

Dosja- Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave” dhe  ’’Kontrabanda me mallra të tjera’’, të parashikuar nga nenet 175 dhe  174 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here