Gjirokastër/ Asgjesohen 25 thasë kanabis, poseduesi i largohen policisë gjatë ndërhyrjes

0
171

Policia e Gjirokastërës ka sekuestruar 25 thasë me kanabis në dy operacioni në Frashër të Përmetit dhe në Kurvelesh të Tepelenës.

Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të fshatit Frashër të rrethit Përmet.

Gjatë operacionit është evidentuar një hangar ku brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 dega të bimëve narkotike në proces tharje të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg. Nga ana e Policisë Përmet është shpallur në kërkim shtetasi K.L., banues në Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka mundur të largohet në pyll.

Operacioni i dytë u zhvillua në Njësinë Administrative Kurvelesh në malin e fshatit Nivicë ku u gjet një parcelë me 970 bimë të kultivuara dhe një hangar me 320 dega të bimëve narkotike të varura në proces tharje.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim shtetasin K.V., pasi ka mundur të largohet në mal.

Vijon puna për kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të këtyre veprave penale.

droge14937166_10209319083727796_1954256083_n14914673_10209319083927801_1942037689_n14958709_10209319084047804_952871456_n14937846_10209319084287810_777194219_n14971301_10209319084407813_501599324_n14937150_10209319084727821_1921594317_n14961320_10209319085207833_1587442490_n14962943_10209319085487840_1535686357_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here