Sot mbyllen regjistrimet/ Digjen kuotat e lira në universitet publike, rektori: Kemi vende bosh, por s’ka kandidatë

0
264

Në përfundim të procesit të regjistrimeve është sot 1 nëntor, rektorët dhe dekanët do të mblidhen për të vendosur se çdo të ndodh me të gjitha kuotat e mbetura bosh, për të cilat nuk ka më as kandidatë

Mbyllet sot procesi i regjistrimeve të maturantëve nëpër fakultete. Me zbritjen e vijës së kuqe, shumë maturantë që nuk ishin regjistruar më parë në një program studimi, kishin të drejtë që të regjistrohen deri sot, në rast se ata shpallen fitues në degët që kanë hedhur dhe nëse degët kanë kuota të lira. Por për herë të parë, degët me të preferuara nga të rinjtë, si farmacia, mjekësi, gazetaria apo arkitektura për herë të parë do të mbetet me kuota të paplotësuara, pasi nuk ka kandidatë. Kjo ka ardhur si pasojë e formulës së re të vendosur nga Ministria e Arsimit e cila e tejzgjati pa fund procesin e regjistrimeve dhe aplikimeve dhe nga ana tjetër pati shumë presion, kaos dhe paqartësisë saqë studentët u regjistruan në të parën mundësi që ju doli. Kjo situatë e krijuar në Universitet Publike në vend bëri që dy universitet të mbylleshin siç ishte rasti i Filialit të Universiteti të Tiranës në Kukës dhe mbyllja e disa degëve në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër për shkak se nuk patë asnjë aplikim nga studentët. Por jo vetëm këta universitete janë të kërcënuar nga mungesa e studentëve. Edhe degët më të preferuara këtë vit kanë mbetur me vende bosh të paplotësuara gjë që vitet e kaluara nuk ndodhte.

Përmirësim i skemës së pranimeve

Afatet e gjata ndërmjet raundeve për të aplikuar, renditja e fituesve, procesi i ankimimit e më pas regjistrimi mund të konsiderohen si një ndër hapat që duhet përmirësuar vitin e ardhshëm në skemën e re të pranimit të studentëve. Rektori i Universitetit Politeknik, Andrea Maliqari, tha  se tejzgjatja e procesit çoi edhe në krijimin e vendeve bosh. “Tejzgjatja e kohës për regjistrimin mund të krijonte një problem të tillë që, një pjesë e kandidatëve menduan se nuk do të fitonin në degën që kërkonin dhe u regjistruan aty ku kishin dalë”, deklaron Andrea Maliqari, rektor i Universitetit Politeknik.  Ky proces nuk dogji vetëm studentet por edhe universitetet, buxhetet e të cilëve reduktohen në rastet e kuotave të paplotësuara. Për herë të parë mbeten kuota të paplotësuara në degën e Arkitekturës dhe ndonëse procesi vijon nuk ka më maturantë në listë pritjeje.  “Në Arkitekturë janë regjistruar 179 nga 183 kuota, ndërsa në Inxhinierinë Matematike dhe atë Fizike janë 90 të regjistruar nga 130 kuota”, saktëson Maliqari.  Po kështu, edhe në Universitetin e Mjekësisë në degën Farmaci ka 14 kuota bosh dhe nuk ka maturantë në listë pritjeje. Kjo ka një kosto për universitetet, pasi do të thotë më pak të ardhura se sa kishin planifikuar.  “Natyrisht që kjo pjesë është e rëndësishme për universitetin, pasi çdo student paguan një tarifë shkollimi, që lidhet me gjithë procesin e financimit ku mbështetet universiteti, krahas grantit që jep ministria”, shton Maliqari.  Në fund të procesit do të bëhet një analizë mbi skemën e re të pranimit për të bërë përmirësimet duhura për vitin tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here