Ngarkohet me kanabis avioni i bardhë në fshatin Cepo të Gjirokastrës

0
202

Një avion është parë mesditën e të shtunës që kaloi, të aterrohej në afërsi të fushës që ndan rrugën për në fshatin Zhulat dhe pjesën jugore për në fshatin Plesat në njësinë vendore Cepo.

Disa banorë të zonës përreth, kanë parë aterrimin e avionit të vogël me ngjyrë të bardhë, teksa i’u afruan tre automjete mes të cilëve një fuoristradë me ngjyrë të errët, njofton JuguNews.

Njëra prej makinave, bëri gomën dhe kjo e vonoi nisjen e avionit të vogël në drejtimin nga erdhi. Avioni sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka qëndruar jo më shumë se 20 minuta dhe është ngarkuar me disa kuti dhe thasë të zinj.

Ndërkohë që nuk dihet se cfarë përmbajtje kishin kutitë e mëdha dhe thasët e zinj, por dyshohet se bëhet fjalë për mbi 450 kg marijuanë të presuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here