Deklarata për Athinën, mediat greke: Injoranca e kryeministrit shqiptar është për të qeshur

0
167

Postimi i kryeministrit Edi Rama në facebook për një gravurë të vjetër të Athinës nuk është pritur mirë nga mediat greke.

Ndërsa nga autoritetet zyrtare nuk ka ende një qëndrim, mediat greke e kanë cilësuar si injorancë nga ana e kryeminstrit shqiptar atë që ai shkruan në lidhje me historinë e Akropolit.

Media ProNews shkruan se Rama nuk është aspak në dijeni të historisë së vërtetë të Akropolit:

Edhe një herë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama folinë Ministrinë e Jashtme për çështjen e Himarës.

Edi Rama publikoi në adresën e tij në Facebook një gravurë ku dukej Athina e vitit 1670 dhe shkruajti se Akropoli vazhdon të qëndrojë falë shqiptarit Gjergj Dushmani, që i kërkoi venecianëve të mos bombardonin Athinën.

Duket se Zoti Rama ka harruar pjesë kryesore të historisë për arsyen se Gjergj Dushmani nuk ishte as arianitas, dhe se shqiptarët e tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm.

Injoranca e kryeministrit shqiptar është për të qeshur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here